Media franceze “DestiMAG”: Zbuloni Shqipërinë, një udhëtim unik në zemër të Ballkanit

media franceze destimag zbuloni shqiperine nje udhetim unik ne zemer te ballkanit
media franceze destimag zbuloni shqiperine nje udhetim unik ne zemer te ballkanit

Shqipëria, xhevahiri i Ballkanit, zbulon hijeshitë e saj ende sekrete për udhëtarët e etur për aventura autentike.

Kur Quentin Billon dhe Alan Huet, themeluesit e agjencisë së udhëtimeve “Breathe in Travel”, të etur për aventura dhe zbulime, vizituan për herë të parë Ballkanin një alkimi lindi menjëherë, shkruan e përditshmja franceze “DestiMAG”.

Dashuria e përbashkët për udhëtime i shtyu ata të eksploronin tokat e Ballkanit, por pikërisht në Shqipëri pasioni i tyre arriti kulmin.

Të magjepsur nga pasuria kulturore, diversiteti natyror dhe mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve, ata vendosën të themelojnë “Breathe in Travel”, një agjenci që synon të jetë ura lidhëse mes udhëtarëve dhe vetë thelbit të Shqipërisë.

Quentin dhe Alan, me ekipin e tyre të përkushtuar, projektojnë turne që zhytin udhëtarët në zemrën e kulturës shqiptare, me aktivitete të personalizuara, takime të paharrueshme dhe akomodime piktoreske.

Shqipëria, shpesh e nënvlerësuar, zbulon thesaret e saj para vizitorëve të guximshëm.

Nga plazhet e Rivierës Shqiptare deri te malet madhështore të Alpeve Shqiptare, rrënojat antike të Butrintit dhe qyteteve historike të Gjirokastrës dhe Beratit, çdo cep i vendit ofron një aventurë unike.

“Breathe in Travel” nxjerr në pah këto xhevahire të fshehura duke krijuar itinerare që zbulojnë thelbin e vërtetë të Shqipërisë.

Quentin dhe Alan, të vetëdijshëm për ndikimin e turizmit në mjedis dhe kulturën lokale, janë të përkushtuar për të promovuar turizmin e përgjegjshëm.

“Breathe in Travel” punon ngushtë me komunitetet lokale për të siguruar që çdo udhëtim të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Agjencia ofron një përvojë të jashtëzakonshme në Shqipëri.

Udhëtimet e krijuara me kujdes i lejojnë udhëtarët të gërmojnë në shpirtin e vendit, të takojnë vendasit mikpritës dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme. Me angazhimin e tyre për turizmin e përgjegjshëm, këta dy aventurierë po i hapin rrugën eksplorimit autentik dhe të respektueshëm të Shqipërisë, një thesar ballkanik që meriton të zbulohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts