Media prestigjioze lëshon “bombën”, projektohet kalimi i Levandovskit në Premier Ligë



Robert Levandovski mund të vendosë në fund të sezonit për të provuar një aventurë të re në Premier Ligë, shkruan “ESPN”. Finalistët e Champions-it, Mançester Siti, është në kërkim të një sulmuesi të madh dhe për këtë arsye ka hedhur sytë nga Bajerni i Mynihut, në veçanti, bomberi, Robert Levandovski.

LEVANDOVSKI

32- vjeçari ka një kontratë deri në 2023 me Bajernin, por klubi gjerman do të dëgjonte me interes një ofertë 60 milionë euro në drejtim të polakut. Leva është golashënuesi më i mirë në Bundesligë dhe vetëm në këtë sezon ai ka shënuar 36 gola duke iu afruar rekordit të 40 golave në sezon të Gerd Mylerit. Në Gjermani, polaku ka shënuar gjithsej 272 gola me Dortmundin dhe Bajernin, edhe pse është larg shifrave të legjendës Myler, i cili ka shënuar 365 gola në karrierën e tij.

U mendua në fillim se lojtari do t’i jepte fund aventurës së tij me bavarezët pasi të linte futbollin, por duket se një kalim në Angli mund ta joshë atë të luajë edhe disa sezone. E interesuar për lojtarin është edhe finalistja tjetër e Championsit, Çelsi. Blutë e Londrës kërkojnë të përforcojnë sulmin duke parë që Timo Verner ka pasur probleme në përshtatjen e Timos në kampionatin anglez.

LEVANDOVSKI

PEP DHE LEVA

Robert Levandovski nuk është një i panjohur për trajnerin e Sitit, Pep Guardiola. Ish-trajneri i Bajernit në vitet 2013-‘16 e njeh mirë polakun, të cilin e ka pasur në skuadër, por për Levën të interesuar janë edhe parisienët të cilëve u mungon një sulmues i madh, duke parë edhe formën jo të mirë të Mauro Ikardit, i cili në gjysmëfinalen ndaj Sitit nuk goditi asnjëherë portën, duke zhgënjyer shumë tifozët francezë. PSG mund të bëjë ofertën e saj për polakun, edhe pse transferimi i Levandovskit në Paris do të varej shumë nga e ardhmja e Kilië Mbapesë. Francezi mund të përfundojë te Reali i Madridit për një shifër rekord, çka do të hapte rrugë një investimi të klubit francez për polakun.

PANORAMA SPORT

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *