Mediat amerikane publikojnë fotot: Kina i dërgon Serbisë sistem të sofistikuar kundërajror përmes qiellit të Turqisë, reagon ashpër Kosova zyrtare

Serbia ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion sekret këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, raporton Associated Press.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Av

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së AP për koment.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës. Edhe pse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose t’i kritikojë drejtpërdrejt masakrat e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve kundërajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3. Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Europian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet t’i harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

Sistemi i raketave kineze është krahasuar gjerësisht me sistemet e raketave amerikane Patriot dhe ruse S-300, megjithëse ka një rreze më të shkurtër se S-300 më të avancuara. Serbia do të jetë operatori i parë i raketave kineze në Europë.

Në Perëndim ka frikë se armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina mund të inkurajojë vendin ballkanik drejt një lufte tjetër, veçanërisht kundër Kosovës që shpalli pavarësinë në vitin 2008. Serbia, Rusia dhe Kina nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore po.

Per kete fakt ka reaguar edhe Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Vela, është shprehur i shqetësuar për këtë lajm, duke thënë se kjo është dita e dytë që përmes rrugëve ajrore, armatimi kinez po transportohet drejt Serbisë.

”Është dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të 🇨🇳PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group, prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, ka shkruar Vela.
Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transporti Y-20 të Forcave Ajrore Kineze u ulën në aeroportin civil të Beogradit të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22 për ushtrinë serbe.

Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.

Edhe pse Serbia ka votuar në favor të rezolutave të OKB-së që dënojnë sulmet e përgjakshme ruse në Ukrainë, ajo ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër aleatëve të saj në Moskë ose t’i kritikojë drejtpërdrejt masakrat e dukshme të kryera nga trupat ruse atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.