Mediat britanike zbulojnë prapaskenën, Konte gati të rikthehet në Premier Ligë








Sirena angleze për Antonio Konten. Sipas prestigjozes ‘The Guardian’ italiani shihet si favorit për të marrë drejtimin e Mançester Junajtid.

kont

Trajneri aktual i ‘djajve’, Solskjaer është në prag të largimit pas rezultateve negative gjatë ndeshjeve të fundit, ku kulmoi me humbjen turpëruese në shtëpi 0-5 ndaj Liverpulit.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por Antonio Konte po e mendon seriozisht të stërvitë Mançester Junajtid. Italiani për momentin është pa skuadër pasi mbylli aventurën e tij me Interin, skuadër me të cilën fitoi kampionatin vitin e kaluar.

Drejtuesit e Mançester Junajtid e shohin 52 vjeçarin si profilin e duhur për të kthyer skuadrën tek sukseset. Konte nuk preferon që të drejtojë ekipe në mes të sezonit, por një ofertë e pa rezistueshme mund ta bëjë atë që të ndryshojë mendim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *