Mediat gjermane pasqyrojnë vizitën e Merkel në Ballkanin Perëndimor

13:42 15/09/2021

“Nuk pati sukses për integrimin e rajonit në BE, theksoi ndikimin e influencës së Kinës”

Vizita e fundit si Kancelare e Gjermanisë e Angela Merkel është pasqyruar gjerësisht ne mediat gjermane.

Me titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës“, gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Merkel gjatë kësaj vizite ka theksuar rëdësinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas kësaj gazete edhe pse Kancelarja nuk e përmendi Kinën, ajo paralajmëroi rritjen e influencës ekonomike dhe politike të Kinës në rajon.

Kjo gazetë i kushton vëmendje edhe gati paralizimit të procesit të anëtarësimeve në BE pas anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013. “Rheinische Post” nën titullin “Bilanc zhgënjyes në Ballkan” shkruan, se që në vitin 2005 për herë të parë si Kancelare gjatë udhëtimit në Ballkan, Merkel bëri të ditur se sa të nevojshme janë për rajonin perspektivat e reja pas luftërave të përgjakshme. Por ende sot perspektiva e anëtarësimit është e ngadaltë dhe aktorë të tjerë të fuqishëm duan të zënë vend në këtë krah të hapur të Europës.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në artikullin e saj “Pak vëmendje për Ballkanin“, shkruan se Ballkani Perëndimor, siç quhen të gjashtë vendet aspirante për anëtarësim në BE nuk ka qenë asnjëherë prioritet i politikës së jashtme të Kancelares.

Tageszeitung e ka pasqyruar vizitën e Merkel në Ballkanin Perëndimor me titullin “Një lamtumirë melankolike drejt së panjohurës“. Gazeta ka vënë në dyshimin nëse largimi i Merkel do të heqë dhe vëmendjen e Gjermanisë nga Ballkani perëndimor. Më tej, në artikullin e kësaj gazete thuhet se Merkel nuk pati sukses për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *