Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Pipo Inzagi do të marrë drejtimin e skuadrës ku luan futbollisti i Kombëtares






Mediat italiane e kanë bërë fakt të kryer uljen e Filipo Inzagit në stolin e Breshias ku ativizohet mesfushori shqiptar Emanuel Ndoj.


pjimage (56)

Pas dy sezoneve me Beneventon, Inzagi është vënë në kërkim të një aventure tjetër duke pranuar ofertën e presidentit të Breshias, Masimo Selino.

‘’Il Giornale’’ raporton se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i ‘’Superpippos’’ si tekniku i ardhshëm i skuadrës që milion në Serinë B.

Këtë sezon Breshia u rendit në vendin e 7-të në kampionat duke humbur mundësinë të ngjitej në Serinë a sezonin tjetër.

Inzagi do të gjente tek Breshia mesfushorin shqiptar Emanuel Ndoj i cili është pjesë e skuadrës prej 4 vitesh, ndërsa këtë sezon u bë dhe protagonist duke shënuar 5 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *