Mediat italiane plasin bombën/ Interi kërkon Gjimshitin, Atalanta i vë çmimin






Berat Gjimshiti luan prej vitesh në Serinë A, ku më tani është titullar i padiskutueshëm tek skuadra e Atalantës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar një sezon fantastik jo vetëm në Itali, por dhe në kompeticionet europiane. Kjo ka ngjallur kureshtjen e shumë klubeve, ku bie në sy një kandidat surprizë për të.

gjimshiti

Po flasim për skuadrën e Interit, cila do të rinovojë repartin e prapavijës gjatë verës duke parë largimet e Kolarovit dhe Ranokias. Mediat italiane e kanë përmendur 29 vjeçarin si një prej alternativave të zikaltërve. Kontrata e futbollistit me Atalantës skadon në qershor të vitit 2023 dhe klubi bergamask do preferonte ta shiste një vit me herët sesa ta linte të largohej me parametër zero.

Kartoni i Gjimshitit vlerësohet rreth 15 milionë euro, por në këtë operacion mund të futen dhe lojtarë të tjerë si Lorenco Pirola apo Andrea Pinamonti.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.