Mediat serbe: Kurti dhe Vuçiç në Bruksel pritet të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, takohen më 18 gusht në Bruksel, dhe në atë takim, sipas mediave në Beograd, do të duhej të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Siç shkruan gazeta serbe “Nova” teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet.

Axhenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit ende nuk është bërë publike, por siç mëson gazeta serbe nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo do të prezantohet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes dy palëve.

“Me këtë deklaratë do t’i jepej një mbështetje procesit të gjetjes së personave të zhdukur dhe zgjidhjen e fateve të tyre. Ai dokument do të duhej të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiç dhe do të kishte jehonë në opinion. Teksti është finalizuar dhe pritet momenti për t’u nënshkruar”, citohet të letë thënë një burim i gazetës.

Sipas këtyre burimeve çështja e pronës dhe kthimit duhet të zgjidhet në vjeshtë.
Velko Odaloviç, kryetar i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, tha se nënshkrimi i deklaratës për personat e pagjetur është diskutuar në disa raunde të mëparshme të dialogut në Bruksel.

Ai thotë se teksti i deklaratës ishte dakorduar në masë të mirë, por Prishtina kishte disa kërkesa.

“Vërtet nuk e di nëse do të nënshkruhet. Realisht, është afër. Në fakt bëhet fjalë për një deklaratë të presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti për të gjithë procesin e punës së kërkimit të të pagjeturve, mekanizmin dhe mbështetjen për atë proces”, thotë Odaloviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.