
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë, ku kanë folur për opozitën shqiptare dhe situatën në Kosovë.
Mediu shkruan se gjatë takimit me kryeministren Meloni i ka kërkuar angazhimin e ECR dhe personal të saj në mbështetje të opozitës dhe nevojës për zgjedhje të lira dje të ndershme.
Po kështu ai thekson se kanë rënë dakord për mbështetjen nga ECR dhe Frateli Di Italia të një koalicioni të gjerë opozitar me ide të qarta të djathta.
“Kënaqësi të takoja Kryeministren Meloni në Romë gjatë mbledhjes së Këshillit të ECR (Konservatorëve Europian), anëtar i të cilit jam si kryetar i Partisë Republikane.
Gjatë takimit me kryeministren Meloni i kërkova angazhimin e ECR dhe personal të saj në mbështetje të opozitës dhe nevojës për zgjedhje të lira dje të ndershme.
Po ashtu mbështetjen e Italisë për zgjidhjen e konflikteve në veri të Kosovës të provokuar nga Serbia.
Me kryeministren Meloni ramë dakord për mbështetjen nga ECR dhe Frateli Di Italia të një koalicioni të gjerë opozitar me ide të qarta të djathta.
Meloni theksoi se Ballkani duhet të demokratizohet dhe të bëhet pjesë e BE.
Shmangia e konflikteve të ndikuara nga influencat Ruse dhe Kineze janë imediate dhe Italia ka qenë dhe ngelet shumë e angazhuar në mbështetjen e Ballkanit.
Në Romë u takova me Ministrin Fidanza deputetë nga Italia, Gjermani, Spanja dhe Kroacia”, shprehet Mediu.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al