Medvedev replikon me BE për falimentimin e Rusisë

16:16 18/04/2022

Ish-presidenti rus Dimitri Medvedev përdori termin “kriminalitet shqiptar” për të treguar nivelin ekstrem të dhunës dhe trazirave, ku rrezikojnë të zhyten vendet europiane nëse kriza e Ukrainës le pasoja afatgjata.

Përmes një postimi në rrjetin social Telegram, numri 2 i Federatës Ruse përshkruan pasojat e mundshme që do të shkaktonte falimentimi i ekonomisë ruse.

“Mungesa e furnizimeve në dyqane dhe kriza e re e migracionit do të provokojë një valë kriminaliteti më të keqe e më të dhunshme se ajo shqiptare”.

Medvedev, megjithatë duket se e ka harruar se ndër grupet kriminale më famëkeqe të Europës dhe gjithë botës që pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kanë qenë pikërisht ato ruse.

Komentin, ai e bëri në përgjigje të deklaratave të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila tha më herët se falimentimi i Rusisë është çështje kohe. Sipas Medvedevit, zyrtarët e Bruskelit që i quan “mazokistë” nuk interesohen për asgjë tjetër në krizën ukrainase, veçse për falimentimin e Rusisë që të mos i shlyejnë borxhet që i kanë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.