Medvedev: Sanksionet Perëndimore nuk do të kenë efekt për Moskën

09:42 25/03/2022

Ish-Presidenti i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet e Perëndimit nuk do të kenë efekt mbi qeverinë në Moskë.

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë dhe biznesmenëve e oligarkëve rusë që besohet se janë të lidhur me Presidentin Putin.

A mundet ndonjë nga këta biznesmenë të mëdhenj që të ketë ndikimin më të vogël në lidershipin e vendit. Unë ju them hapur që jo, në asnjë mënyrë”, tha Medvedev në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RIA.

Por analistët, raporton BBC, beson se masat shtrënguese ndaj oligarkëve rusë mund të funksionojnë pasi ata mund të bëjnë presion ndaj Presidentit Putin që ai të ndryshojë strategjinë e Rusisë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *