“Megafon i lajmeve të këqija”, jo kryeministër”- Deputeti i PD, pas paralajmërimit të Ramës: Jemi vendi me çmimet më të larta në rajon. Një dimër i vështir po vjen dhe…








“Megafon i lajmeve të këqija, jo kryeministër” e ka cilësuar deputeti i PD Helidon Bushati kreun e qeverisë Rama, pasi ky i fundit tha se sapo ka filluar kriza energjitike që ndikon në rritjen e çmimit të  karburanteve.

Helidon

 Ajo çfarë mund të kishte bërë me kohë qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve, është ngritja e pagave dhe pensioneve. Shtimi i ndihmës ekonomike. Dhe stimulimi i biznesit dhe sipërmarrjes. Asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Ndaj jemi të fundit në rajon për të ardhurat, dhe të parët për çmimet më të larta”, shkruan Helidon Bushati.

Për shqiptarët një tjetër dimër i vështirë po vjen, dhe ndërkohë në krye është i njëjti demagog që mendon se do ja hedhë edhe kësaj radhe me propaganda”, shton deputeti i PD.

DEKLARATA

MEGAFON I LAJMEVE TE KEQIJA, JO KRYEMINISTER!

Edi Rama doli sot, jo për të njoftuar ndonjë masë apo lehtësi, por vetëm për të shpallur lajmin e keq për një krizë të rënde energjitike.

Në fakt kriza prej muajsh është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare.

Çmimet nuk njohin kufij. U nis me rritjen e çmimit të bukës dhe mallrave të shportës. Asnje masë, asnjë politikë lehtësuese! Ne javën e fundit, kemi rritje te frikshme te cmimit te naftës dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit u dyfishua! Nuk tha asnjë fjalë pse ndodh kjo! Vetem propagandë, mashtrim dhe megallomani!

Jetesa per shqiptarët është bërë e pa përballueshme!

Kjo rritje e çmimesh vjen në një kohë, kur studimi i fundit i Bankës Botërore, theksonte se shtresa e varfër në vend, është shtuar me mbi 100 mijë shqiptarë, për shkak të pandemisë dhe tërmetit.

Nga Kryeministri, qytetarët presin masat që do të marrë. Por asgjë, vetëm gënjeshtra!

Do ta përballojmë tha, si tërmetin. Tre herë janë shkelur premtimet deri tani për strehimin, dhe jo pak familje do ta kalojnë dimrin per te tretin vit radhazi, në çadra.

Do ta përballojmë tha, si Covidin.

Qeveria e Edi Rama ka dhënë ndihmën më të ulët në rajon për pandeminë, dhe shqiptarët kanë shpenzuar nga xhepi i tyre 90 milionë euro në një vit për trajtime spitalore. Kjo po mund edhe te quhet shëndetësi falas!!

Ajo çfarë mund të kishte bërë me kohë qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve, është ngritja e pagave dhe pensioneve. Shtimi i ndihmës ekonomike. Dhe stimulimi i biznesit dhe sipërmarrjes.

Asnjë nga këto nuk ka ndodhur. Ndaj jemi të fundit në rajon për të ardhurat, dhe të parët për çmimet më të larta. Për shqiptarët një tjetër dimër i vështirë po vjen, dhe ndërkohë në krye është i njëjti demagog që mendon se do ja hedhë edhe kësaj radhe me propagandë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *