Megaoperacioni “Alpe të pastra”, sekuestrohen edhe 200 bimë narkotike, policia në kërkim të autorëve

megaoperacioni alpe te pastra sekuestrohen edhe 200 bime narkotike policia ne kerkim te autoreve
megaoperacioni alpe te pastra sekuestrohen edhe 200 bime narkotike policia ne kerkim te autoreve

Ka përfunduar faza e katërt e megaoperacionit policor të koduar “Alpe të pastra”, e zhvilluar prej 2 ditësh, nga strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër dhe Vau i Dejës.

Gjatë 2 ditëve të zhvillimit të kësaj faze, u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë, ndërsa nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativa.

Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts