Megaoperacioni i SPAK/ GJKKO konfirmoi masat e arrestit me burg për 9 anëtarë të grupeve kriminale, ja kur do të zhvillohet seanca për 5 të tjerët

megaoperacioni i spak gjkko konfirmoi masat e arrestit me burg per 9 anetare te grupeve kriminale ja kur do te zhvillohet seanca per 5 te tjeret































Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 9 të arrestuar në kuadër të megaoperacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

gjkko

Në burg janë lënë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Ndërkohë, GJKKO bën me dije se të hënë në orën 10:00 do te zhvillohet seanca gjyqësore për 5 të arrestuar.

“Gjykata me vendimin nr50, dt. 19.05.2024 vendosi vijimin e mases se sigurimit arrest ne burg per 9 te arrestuar. Nderkohe, me dt. 20.05.2024 ora 10:00 do te zhvillohet seanca gjyqesore per 5 te arrestuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi 50 urdhër arreste, nga të cilat 14 u ekzekutuan në Shqipëri, dhe 6 të tjera në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë

Një pjesë e mirë e personave ndaj të cilëve u lëshuan urdhër arrestet, ndodhen prej kohësh jashtë vendit. Në listën e personave që janë në kërkim rezulton dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka, i dyshuar si kreu i njërit prej grupeve si dhe vëllai dhe i afërmi i një tjetër deputeti të shumicës, Eduard Ndreca.

Sipas SPAK, karakteristikë e këtyre grupeve është dhuna e egër në kryerjen e krimeve. Hetimet kanë zbuluar lidhjet mes tyre, aleancat dhe armiqësitë që kanë qenë burim i vrasjeve dhe tentativave për vrasje, mes anëtarëve të grupeve.

Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts