Megaoperacioni në disa qytete, pranga biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-shefit të Forcave Operacionale

Nga megaopracioni i shtrirë në disa qytete nga Policia e Shtetit janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.

Lajmi për BalkanWeb është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.

[embedded content]

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë ka ndërmarrë një megapoiracion në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. I arrestuari, Pëllumb Gjoka është një personazh kontrovers në botën e krimit, në vitin 2017 ai është plagosur me armë zjarri. Një tjetër i arrestuar është Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës. Policia bën me ndije se është vënë në pranga ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u largua nga posti i tij pas ardhjes në detyrë ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk kemi ende një numër të saktë të urdhër arresteve, pasi është duke vijuar megaoperacioni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala për News24.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.

Sakaq mësohet se janë lëshuar 15 urdhra arresti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts