
Oborri i jashtëm i Drejtorisë së Policisë së Elbasanit është mbushur sot me qytetarë, të cilët kanë zbarkuar aty pasi familjarët e tyre u shoqëruan pas një aksioni blic për drogë dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Një e moshuar, ishte mes personave që priste lajme nga i biri, që sipas saj ishte shoqëruar padrejtësisht me pretendimin se djali i tij shiste drogë. Ajo tha se ata po jetojnë si në diktaturë.
“Më morën çunin. Dyshonin te nipi për drogë, por nuk gjetën gjë. I morën për të sqaruar diçka. Ka që në orën 6 djali këtu. U trembëm, sikur kemi kriminelë në shtëpi (qan) Pse në diktaturë jemi ne? Ne po jetojmë mes kriminelëve. Nipi dikur ka bërë tregti droge, po kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi në diktaturë. Janë bërë me keq se Putini që po vret njerëz andej.
Ndërkohë një tjetër banor tregoi detaje nga aksioni i policisë, ndërsa tha se efektivët kishin mësyrë në shtëpi në mes të natës.
[embedded content]
“Na erdhi policia në orën 4 të mëngjesit. Më morën djalin. Ç’ne djali im të merret me drogë? Ai po bën 4 muaj pa dalë nga shtëpia, është mbyllur në vetvete, se ka pasur probleme me gruan. Ka kaluar në depresion. Asgjë nuk gjetën në shtëpi, e përmbysën. Edhe valixhet përmbysën. Nuk ia çova dot ilaçin e hundës djalit, se ai nuk merr dot frymë fare. Për avokat nuk kam lekë, s’kam bukë të haj. Jemi pensionistë, nuk merremi me gjëra të pista.”, tha e moshuara.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al