Meghan Markle feston sot 40-vjetorin e saj.
Dukesha e Sussex ka marrë shumë urime përfshirë ato nga Mbretëresha, Kate Middleton dhe Princi William.
Mbretëresha e uroi Markle me anë të një statusi të publikuar në “Twitter”, ku shkroi: “I uroj Dukeshës së Sussex gëzuar ditëlindjen sot!”. Postimi ishte shoqëruar me foto të Meghan dhe Princit Harry së bashku me djalin e tyre, Archie.
Meghan ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e saj të 40-të me stil. Nëse vitin e kaluar ajo ishte përqendruar në intimitet dhe konfidencialitet për shkak të pandemisë, këtë vit ajo do t’i nënshtrohet gëzimit të çmendur pa vendosur kufij në shkëlqim.

Sipas Daily Mail, ajo me sa duket punësoi projektuesin e festave të yjeve për të organizuar një festë të paharrueshme në mega-vilën e saj Montecito.
Ndër 65 të ftuarit do të ketë edhe disa VIP-a: jo vetëm Oprah por edhe producenti i muzikës David Forster.
Për t’i mahnitur ata ofrohen të gjitha llojet e delikatesave. Flitet për një tortë të zbukuruar me lule të freskëta, ëmbëlsira të bëra me produkte vendore dhe verëra. Me pak fjalë, krejt e kundërta e stilit minimal dhe të matur që anëtarët e familjes mbretërore e duan aq shumë.

Kujtojmë së Maegan ka pasur një fëmijëri të shënuar nga divorci i prindërve të saj dhe largimi nga babai i saj, një karrierë si aktore në SHBA më pas martesa e saj me Harry dhe jeta e saj si dukeshë nën hijen e Buckingham Palace, fillimi i ri në Los Angeles ku e ndan me angazhimet familjare, sociale dhe projektet sipërmarrëse.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al