
Meghan Markle ka bërë debutimin e saj në Invictus Games 2023.
Pasi udhëtoi nga Los Angeles, Dukesha e Sussex-it u ribashkua me bashkëshortin e saj, Princin Harry, në Düsseldorf, Gjermani, të martën për të takuar miqtë dhe familjen e konkurrentëve të këtij viti.
Për pritjen, nëna e dy fëmijëve dukej elegante me një këmishë të zezë nga Banana Republic Factory, shoqëruar me taka të larta.
Ajo e plotësoi veshjen e saj me një byzylyk me rruaza në kyçin e dorës, ku shkruhej “Unë jam Invictus”, motoja e ngjarjes sportive ndërkombëtare.
Markle, 42 vjeç, ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli në skenë përkrah të shoqit për të mbajtur një fjalim, ku kërkoi falje për mungesën në ceremoninë e hapjes.
“Është kaq e veçantë të jesh këtu dhe më vjen shumë keq që u vonova pak për festën,” tha ajo, për revistën Hello!
“Ashtu si shumë prej jush, ne e dimë se kjo ka të bëjë me familjen dhe miqtë dhe komunitetin që Invictus ka krijuar … dhe kështu më duhej të shpenzoja pak më shumë kohë për të qëndruan me fëmijët tanë në shtëpi,” vazhdoi ajo.
“Jam e emocionuar që ngjarja e parë që mund të bëj me Invictus është këtu me të gjithë ju”, tha Markle.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al