Meksika legalizon abortin në mbarë vendin

09:09 07/09/2023

Gjykata e Lartë e Meksikës ka vendosur legalizon abortin në mbarë vendin.

Ky vendim ka ardhur 2 vjet pasi gjykata vendosi në favor të një kundërshtimi ndaj ligjit për abortin në shtetin verior të Coahuila që kishte vendosur se dënimet penale për ndërprerjen e shtatzënisë ishin jokushtetuese.

“Në rastet e përdhunimit, asnjë vajzë nuk mund të detyrohet të bëhet nënë, as nga shteti, as nga prindërit dhe as nga kujdestarët e saj. Këtu shkelja e të drejtave të saj është më e rëndë, jo vetëm për shkak të statusit të saj si viktimë, por edhe për shkak të moshës së saj, gjë që e bën të nevojshme analizimin e çështjes nga këndvështrimi i interesit më të mirë të të miturve”, tha kreu i Gjykatës së Lartë, Arturo Zaldívar.

Vendimi i gjykatës i hap dyert sistemit federal të kujdesit shëndetësor për ofrimin e aborteve gjë që është mirëpritur nga grupet për të drejtat e femrave./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts