Meksika qendra e spiunëve rusë? Presidenti hedh poshtë akuzat

21:55 25/03/2022

Presidenti i Meksikës ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga një zyrtar ushtarak i SHBA-së se në Meksikë ka më shumë spiunë rusë se kudo tjetër në botë.

Andrés Manuel López Obrador i hodhi poshtë komentet të premten, të bëra ndaj ambasadës së Rusisë në Mexico City, e cila ka një reputacion prej dekadash si një qendër spiunazhi.

López Obrador tha se Meksika nuk është koloni e askujt dhe nuk dërgon spiunë jashtë vendit.

“Numri më i madh i anëtarëve të GRU është në Meksikë tani. Ata janë personeli i inteligjencës ruse,” tha më herët Gjenerali Glen BanHerck, kreu i Komandës së Veriut të SHBA-së./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.