Meksika shënon 200-vjetorin e pavarësisë nga Spanja

13:53 28/09/2021

Hapet ekspozita duke shfaqur“madhështinë”e objekteve para-hispanike

Autoritetet meksikane hapën një ekspozitë me objekte arkeologjike dhe kodikë të kthyer në vend nga jashtë në Muzeun Kombëtar të Antropologjisë të famshme të Meksikos, për të shënuar 200 vjetorin e Pavarësisë së Meksikës nga Spanja.

“Madhështia e Meksikës”, ekspozon më shumë se 1.500 objekte historike nga koleksionet muzeale në SHBA, Itali, Francë, Gjermani dhe Holandë, si dhe pjesë kombëtare, riatdhesime dhe transferime të përkohshme nga Meksika para-hispanike.

Kuratoria e  ekspozitës, Karino Romero, foli për mundësinë unike për të parë këto pjesë të shfaqura në vend.”Ata janë përkohësisht këtu për t’u vlerësuar, disa për t’u studiuar dhe më pas do të kthehen në koleksionet e tyre,” tha Romero për Reuters.

Ekspozita – me shkëlqimet e kulturave Maia, Toltec, Teotihuacan, Aztec dhe Mixtec – do të jetë e hapur për publikun për pesë muaj në dy vende, ne  Muzeun  Kombëtar te Antropologjisë dhe në Ministrinë e Arsimit . Ndërsa kushdo mund t’i vizitojë pa pagesë.

Gjatë kohës së Presidentit Andres Manual Lopez Obrador në detyrë që nga viti 2018, gati 6,000 pasuri të trashëgimisë historike janë gjetur dhe kthyer në Meksikë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *