Meksikë, 6 të vdekur si pasojë e përplasjes midis bandave

Të paktën 6 persona u vranë në konfliktin midis bandave të drogës në pjesën qendrore të Meksikës.

Sipas lajmit në shtypin meksikan, në qytetin Morelia në shtetin Michoacan, grupet rivale të krimit të organizuar u përleshën me armë në dalje të një lokali.

Në përleshjen që shpërtheu, 6 anëtarë të bandës humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën.

Me mbërritjen e një numri të madh të ekipeve të policisë në vendngjarje, anëtarët e bandës u larguan.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Michoacan njoftoi se ka nisur një hetim në shkallë të gjerë për incidentin.

E konsideruar si organizata kriminale më e fuqishme dhe më e dhunshme e Meksikës, Karteli i Gjeneratës së Ardhshme Jalisco (CJNG) lufton kartelin Sinaloa dhe grupet e tjera për kontrollin e rajonit dhe rrethinës së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *