Meksikë, 727 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në Meksikë, e cila ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Amerikën Latine pas Brazilit, numri i viktimave në vend shkoi mbi 246.000.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 727 persona humbën jetën nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 246.203.

Me zbulimin e 22.711 rasteve të tjera, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 3.020.596 dhe numri i të shëruarve shkoi në 2.375.211

Sipas të dhënave, në Meksikë që nga fillimi i pandemisë është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore.

Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend, më shumë se 40 milionë persona kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 21 milionë të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Sipas faqes së internetit të “Worldometers”, ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, Meksika me një popullsi prej më shumë se 126 milionë banorë, është në pozicionin e “vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *