Meksikë, 88 politikanë të vrarë gjatë 9 muajve të fundit

Tetëdhjetë e tetë politikanë janë vrarë në Meksikë në nëntë muajt e fundit si pasojë e sulmeve të organizatave kriminele, tregoi një raport.

Në raportin e publikuar para zgjedhjeve federale që janë planifikuar të mbahen këtë muaj, thuhet se kohëve të fundit në Meksikë janë rritur kërcënimet dhe shantazhet ndaj kryetarëve të bashkive, deputetëve dhe kandidatëve para zgjedhjeve federale që do të mbahen pas gjashtë ditësh.

Reporti thekson se Chihuahua, Veracruz dhe Cancun janë vendet më të rrezikshme për politikanët.

Sipas një deklarate së Shoqatës së Autoriteteve Lokale të Meksikës më 10 mars 2021, 192 kryetarë të komunave janë vrarë nga krimi i organizuar midis viteve 2006 dhe 2020.

Më 27 maj, Alma Barragan, kandidate për kryetare të bashkisë Moroleon në shtetin Guanajuato, u vra ndërsa po drejtonte fushatën e saj zgjedhore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *