Meksikë/ Oficerët qëlluan për vdekje 27 vjeçarin, banorët përleshen me policinë

meksike oficeret qelluan per vdekje 27 vjecarin banoret perleshen me policine

Banorët e një qyteti në Meksikë, sulmuan oficerët e policisë dhe një ndërtesë të qeverisë lokale, ndërsa protestat nisën pasi një 27-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia.

Ngjarja ndodhi në qytetin Lerdo de Tejada, në bregdetin e Gjirit. Banorët përmbysën një makinë policie dhe më pas i vunë zjarrin dhe thyen xhamat e bashkisë.

Kjo nisi pasi shtetasi Brando Arellano Cruz u qëllua të premten (19 janar), pasi nuk e ndaloi makinën në një postbllok policie, ndërsa ishte duke ikur te shtëpia e gjyshes së tij.

“Pasi ai kishte parkuar, ata hapën zjarr kundër makinës dhe e vranë menjëherë, duke e qëlluar si frikacakë”, tha babai i tij, Delfino Arellano Ramirez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts