Melburni, qyteti më i izoluar në botë për shkak të COVID-19

20:00 04/10/2021

Bllokimi rekord i qytetit australian i ka kushtuar ekonomisë së vendit miliona dollarë

Melburni është zyrtarisht qyteti më i mbyllur në botë për shkak të koronavirusit  i cili ka tejkaluar rekordin e vendosur nga kryeqyteti argjentinas, Buenos Aires me 245 ditë në izolim.

Por ndërsa shumica e qyteteve në botë janë çliruar nga kufizimet, masat e qëndrimit në shtëpi do të mbeten në fuqi në këtë qytet derisa Australia të ketë arritur objektin e saj të vaksinimit.

Qyteti do të ketë regjistruar 267 ditë mbyllje në shtëpi para se të hiqen kufizimet, e cila parashikohet të ndodhë rreth 26 Tetorit.

Bllokimi rekord i Melburnit po i kushton ekonomisë shtetërore 700 milionë dollarë në javë.

Kryeministri Victorian Daniel Andrews ka justifikuar izolimin e vazhdueshëm të kryeqytetit të tij, duke thënë se kishte pak alternativa për të mbajtur virusin larg.

Unë thjesht dua të them se sa krenar jam për çdo australian që dha kaq shumë, që punoi kaq shumë, për të shpëtuar jetë“, është shprehur ai.

Këto masa kanë patur një ndikim negativ në të gjitha fushat e duke prekur jo vetëm ekonominë, por edhe shëndetin mendor të njerëzve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *