Menaxheri i Dembele mbërrin në Barcelonë për negociata, filmohet duke i rënë telefonit “Leonardo PSG”








Musa Sisoko, menaxheri i Ousman Dembele, ka zbarkuar sot në Barcelonë për të sqaruar të ardhmen e lojtarit, i cili ka pasur një përplasje publike me drejtuesit e klubit. Një hap i nevojshëm për faktin se francezi për momentin është lënë jashtë skuadre. Por mbërritja e tij në fakt ka bërë të lindin edhe më shumë dyshime.

sisoko

Mediat spanjolle po e pritnin Sisoko në aeroport, duke u munduar që t’i marrin një prononcim rreth kësaj teme. Ai nuk ka folur, për në vend të tij ka “folur” celulari i menaxherit, i filmuar në ato çaste nga gazetarët e “El Chiringuito:.

Ndërsa kameramanët e filmonin, në celularin e tij dukej qartazi që po vinte një telefonatë dhe emri i shkruar ishte “Leonardo PSG”. Kjo ka bërë që në Spanjë të fillojnë të mendojnë se hezitimi i Dembele për të firmosur rinovimin me katalanasit ndoshta vjen pikërisht nga ndërhyrja e PSG, që është gati ta presë krahëhapur në verë kur të jetë një lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.