“Mendoj se në të ardhmen dëshiron të luajë me…”, Duka vlerëson Hysajn: Krijoi dy rastet ndaj Anglisë

SHPËRNDAJE

Presidenti i FSHF-së, Armdand Duka ka folur me fjalë të mira për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, Duka është shprehur se Hysaj është përmirësuar shumë, teksa shton se mund të bëjë të gjitha repartet e mbrojtjes dhe sipas mendimit të tij, dëshira e lojtarit është të qëndrojë te Napoli.

Duka-Hysaj

“Duket si një lojtar me përvojë, por le të mos harrojmë se është ende i ri. Ai ende mund të ndihmojë Napolin dhe të qëndrojë, por nuk e di cilat janë synimet e presidentit De Laurentis dhe stafit drejtues. Kundër Anglisë dy shanset që krijuam erdhën falë Elseidit, që luajti një ndeshje të shkëlqyeshme. Ai mund të luajë në të gjitha rolet mbrojtëse, nuk e ka problem të luajë në të majtë apo në të djathtë. Atij i pëlqen qyteti i Napolit, tani është bërë napolitan dhe mendoj se do të dëshironte të vazhdonte me fanellën e kaltër”, tha Duka.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *