“Mendoja se Partizani do bëhej si Skënderbeu”, flet ish-kapiteni Beqiri: Tirana nuk është e fortë sa duket, Vllaznia ka problem… titullin









Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, ka analizuar sot në “News 24” krizën e të kuqve. Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba në “Sport News”, ai pranoi se nuk e kishte pritur një start të tillë, si dhe se nuk ia faturonte të gjithë dështimin e këtij projekti trajnerit Ilir Daja,.

bandicam 2021-12-28 17-31-39-594

“Si e pashë golin e Xhixhës? Mendoj se e kam parë ashtu siç e ka parë çdo tifoz, që i ka dhembur ai gol, sidomos në derbi, sidomos në minutën e fundit, as nuk ishte e tillë se kishte kaluar. Ja që ndodhi, në derbi janë situata të hidhura, por janë pjesë e futbollit, duhet pranuar. Është edhe çështje fati, kur mendon se ka mbaruar gjithçka, për bela ndodhi dhe duhet pranuar rezultati.

Të them të drejtën deri në këtë pikë ndoshta nuk e mendoja të arrinte Partizani. Por nga mënyra se si u ndërtua ekipi në fillim të sezonit, me ndryshimet që pësoi që nuk ishin pak, 70-80% nga e para. Personalisht nuk kam pritur ndonjë gjë të madhe nga Partizani, por edhe këtë diferencë pikësh jo.

A i ishte i drejtë largimi i Dajës nuk di ta them, por që ishte i pashmangshëm nuk ka dyshime. Nuk është 100% fajtor Daja, edhe pse dihet që në futboll gjynahet e përgjegjësitë më të mëdha i mban trajneri. Nuk mendoj se 100% i duhet dhënë fatura Dajës.

Fillon që nga ndërtimi i ekipit në startin e sezonit dhe ne si tifozë nuk e kemi të qartë se kush është protagonisti në ndërtimin e ekipit. Kur bëhet merkato sa i gjendesh afër trajnerit, nuk e kemi të qartë si është formula që veproi klubi. A është trajneri që kërkon një lojtar të caktuar apo janë një grup lojtarësh që afrohen dhe duhet të zgjedhësh nga ky grup. Te kjo e dyta nuk do ta bëja me faj Dajën. Por nuk e kemi të qartë. Le të themi që përgjegjësi është e përbashkët, por në fund fatura është personale dhe e paguan trajneri. Nëse ka qenë trajneri përgjegjësi, ta marrë ai faturën, por nëse ka diçka tjetër, duhet ta dimë, se edhe sot nuk e dimë.

Unë mendoj se gabimet kanë ardhur në seri, tani janë trashur dhe është këputur zinxhiri i gabimeve. Gabimet kanë filluar para dy vitesh, Partizani ishte afër hapjes së një cikli fitues e jetëgjatë kur u shpall kampion me Skënder Gegën. Mendoj se ai ishte momenti i duhur për të hapur një cikël, të ngjashëm, me atë që hapi Skënderbeu, na pëlqen apo jo, ai diti të hapë një cikël fitues. Mendova se Partizani ishte një hap larg këtij cikli fitues, grupi ishte, moshën e kishte, ishte grup ende pa arritur pikun dhe mund të rritej. Filluan ndryshimet që aty dhe mos gaboj një nga arsyet e largimit të Gegës ishte ajo që thashë se kush janë personat që vendosin, se këtu filloi edhe fillimi i rënies. Gabimet erdhën seri pastaj. Partizani sakrifikoi që shkoi deri aty te titulli, por kur e bën, duhet të dish ta ruash.

Rastin e Kaçes do ta krahasoja me rastin e Çanit, lojtarë me emër shumë të mirë, karrierë të pasur, vlera të mëdha, por vijnë e nuk dimë sa të dëmtuar kanë qenë, sa kohë kanë pasur pa aktivizim. Çështja e pagesës së tyre është gjë tjetër, nuk ka lidhje. Pritshmëria është e madhe, por nuk mund t’i vësh 100 përgjegjësitë lojtarëve e Kaçes. Kanë gabuar personalisht edhe kapiteni, edhe Belica, që janë pjesë e boshtit por mendoj se përveçse kanë qenë gabime personale, pasqyron pak e shumë momentin që po kalon ekipi. Nuk mund t’i varen përgjegjësi personave, ato ecin me momentin që po kalon ekipi. Lojtarët kanë pjesën e vet, por është pak a shumë gjendja e përgjithshme, siç u nis për fat të keq ashtu vazhdon e nuk di ku mund ta gjejë fundi.

bandicam 2021-12-28 17-31-41-785

Për pretendimet që i kanë mbetur ekipit për pjesën tjetër të sezonit, nuk mendoj se i duhet një merkato e bollshme në janar. Në kampionat në mënyrë absolute po, do të doja të ndodhte një mrekulli, por realiteti është ky e normalisht për objektivat që ka. Duhet merkato specifike e janarit, duhet trajneri që t’i marrë ekipit më të mirën e mundshme që i ka mbetur, ti gjejë ekuilibër psikologjik, për të parë çfarë mund të ndërtohet më mbrapa, kush e kalon klasën, kush janë ato që duhet të afrohen. Merkato e janarit është për ata që kanë objektiva të qartë, ata që janë për titull kampion, Partizani me përqindje më të madhe është për t’u bërë nga e para. Ka lojtarë që vlejnë për të ardhmen, por duhet punuar me ata që do të vijnë. Për atë që i ka mbetur nuk ka nevojë për shumë merkato, sigurisht ndonjë përforcim ekipi do ta bëjë.

Tirana? Ekipi për t’u mundur quhet se është në krye dhe normalisht është ekipi që duhet zbritur nga vendi i parë. Të jem i sinqertë është ekip i fortë, i ndërtuar mirë, por nuk e shoh aq të fortë sa thuhet e perceptohet. Nuk them që shoh më mirë ekip tjetër. Kukësi është një nga ata, jo se e ka mundur në ndeshjet direkt, ka një trajner shumë të zotin, si edhe Tirana. Por të thuash që Tirana është pretendent absolut 100% është shumë e vështirë. Kukësi mund t’i bëjë rivalitet Tiranës në momentin që kthehet në stadiumin e vet. Është e vështirë të kesh pretendime duke luajtur jashtë fushë. Kukësin këtë vit nëse arrin ta inaugurojë, do ta ndihmojë shumë.

Vllaznia, nëse do ta shohim si bëjmë krahasimin, këtë vit ka disavantazhin se ka vlerësim tjetër nga ekipet. Se vjet i gjeti të papërgatitur se askush nuk mendonte se do të kishte këtë ecuri, nuk e njihnin mirë. Mendonin se do të luajë më tepër për mbijetesën, nuk e prisnin. Problemi që i ndodhi Vllaznisë vjet ishte që ku r krijoi diferencën, as ata vetë nuk ishin gati. Ata mblodhën pikët pa presionin për të dalë kampion, pastaj titulli i rëndoi në kurriz dhe Vllaznia la pikë ndeshje pas ndeshje, derisa doli nga loja vjet. Me pretendime reale për kampion duhet të ketë ekip minimalisht dy herë më të mirë se vjet. Vllaznia luan mirë, bën pikë, por nuk ka rezultatet e vjetshme se kur futesh pretendent, edhe presioni është i tillë”, tha ndër të tjera Beqiri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *