“Mendojnë që rri afër me Berishën se dua të bëhem kryetare e PD” – Evi Kokalari: Dosjen e Bashës do e çojmë në Kongres





Aktivistja republikane Evi Kokalari, në fjalën e mbajtur sot në foltoren e Durrësit, hodhi poshtë zërat se ajo po rri pranë ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim që të bëhet kryetare e PD-së.

Gjithashtu Kokalari pretendoi se Lulzim Basha hoqi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, me qëllim mbylljen e dosjes së tij në SHBA, të cilën ajo tha se do ta dërgojë në Kongres nëse Basha merr vizë për të hyrë në Amerikë.

“Disa mendojnë që po i rri afër z. Berishës që të bëhem kryetare e PD-së. Por më besoni, duhej shumë mund që të më sillnin mua në Shqipëri pas kaq shumë kohësh. Unë nuk ka nevojë të bëhem kryetare e PD-së sepse ne e kemi kryetarin e PD-së, ai është z. Sali Berisha. Dua të flas pak për dosjen e Lul Bashës që ka ekzistuar në Amerikë edhe Shqipëri. Secili nga ju mund të shkojë te fara, që është agjencia ku regjistrohen agjentët e huaj, që janë grupet lobiste. Basha nuk kishte  Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë”, u shpreh aktivistja Kokalari.

Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdori një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar Sali Berishën. Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrollojmë nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres“, tha ajo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *