“Menduam se ishte tërmet”, tym dhe zjarr në ajër, shpërthen depoja e mjeteve piroteknike në SHBA (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm ka tmerruar qytetarët në Ontario të Kalifornisë, ndërsa shtëllunga të mëdha tymi shihen të ngrihen me shpejtësi në ajër.

Zyrtarët lokalë, thonë se shpërthimi ka ndodhur brenda një depoje të mjeteve piroteknike. E gjithë skena është filmuar nga një qytetar, i cili dëgjohet në video duke thënë se menduan se të dridhurat u shkaktuan nga një tërmet.

Në videot e ilustruara më poshtë shihet momenti i shpërthimit, i filmuar në kënde të ndryshme. Vlen për t’u theksuar se asnjë nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i fuqishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *