“Menduat se do gjenit shkrirjen e mazhorancës”/ Ahmetaj për inceneratorët: Janë shpenzuar 55 mln euro për Elbasanin e Fierin! Tiranën bëri privati! Ja të pavërtetat që u zbuluan






Zëvendëskryemsinistri Arben Ahmetaj ka listuar disa të vvërteta dhe të pavërteta, që sipas tij u zbuluan gjatë punës së Komisionit Hetimor.

Sipas tij, janë shpenzuar 55 mln euro për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, ndërsa konçensionin e Tiranës e ka bërë privati.

“Nisi si një gënjeshtër e madhe nga një anë, dhe i dha mundësi qeverisë e mazhorancës që të njerrë të vërtetën në sy të publikut. Kam një falënderim për komisionin për durimin e madh, pavarësisht se opozita e humbiste durimin duke e kthyer në personale. Unë e quaj shumë të vlefshëm dhe ngritja e komisionit i shërben demokracisë, ishte komisioni i disa të vërtetave dhe të pavërtetave që i shërbeu qytetarëve për të kuptuar se ku jemi me këtë histori. E vërteta e parë e madhe është se deri në vitin 2013-2014 nuk është lëvizur gishti për të pastruar Shqipërinë. Kjo mazhorancë e sotme që nisi proces pastrimi të ambientit që nuk ka mbaruar akoma. Cilat janë të vërtetat e tjera, a funksionoi politika dhe procedura? Këto të vërteta shërbyen për të rrëzuar të pavërtetat. Impiantet e Elbasanit, kanë prodhuar energji, janë aty, i panë vetë qytetarët. E pavërteta më e madhe është gjithë anekdota politiko mediatike që u ngrit mbi 430 mln euro të vjedhura.

Shuma e paguar nga Buxheti i Shtetit për këto PPP është 55 mln euro e faktuar nga autorizimet e nxjerra nga thesari i shtetit pa TVSH. Për Elbasanit është 21 mln euro. Ka prodhuar energji elektrike. Një pjesë e pagesës për Fierin që ka 28 mln euro pa TVSH, nuk janë paguar akoma. Gjithë histyoria që u ngrit për konçensionin e Tiranës, ky konçension nuk ka pasur nevvojë për mbështetje buxhetore, është invvestim privat për 128 mln euro, ndërsa Bashkia e Tiranës, po paguan shërbimin.

Disa pagesa të shtetit për bashkinë e Tiranës, janë pagesa për shërbimin. E pavërteta tjetër ishte ajo që thashë, a egzistojnë këto impiante. Ato janë aty. Ish-ministri i Financave ka dhënë dakordësi në të mirën publike me Elbasanin. Përpara se të ikte, ka rënë dakord për bonusin e Fierit. Menduat se në këtë çështje do të gjenit shkrirjen e një mazhorance. Nuk ka pasur konflikt interesi. Shumë kush mendoi se nuk do flisja. Dua të theksoj rolin e financave dhe Ministrisë si institucion. Nuk merret me modelin, është gardiani fiskal dhe me përballueshmërinë fiskale. Do të thotë a është e përballueshme në buxhetin e këtij viti. A ka risqe dhe kontigjente” – tha Ahmetaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.