Menja snobon Donarumën: Zhiru bomber i madh, ja sekreti im








“Jam aq i përulur sa e di mirë se mund të humbë gjithçka, por po aq mjaftueshëm i sigurt sa të di se mund të marr gjithçka”. Me këtë postim mjaft domethënës, Majk Mënja, konfirmon edhe një herë tjetër sigurinë dhe personalitetin e tij të fortë, atë të cilin ka treguar edhe deri më sot në fushën e lojës me bluzën e Milanit.

Menja

Madje, kush mendonte se do të ishte shumë e vështirë që “Djalli” të zëvendësonte denjësisht Xhanluixhi Donarumën pas largimit të tij, tashmë është thjesht i dashuruar me portierin francez, i cili sidomos në derbin e përmbysur 2-1 kundër Interit ishte fantastik, njeriu që i dha kurajë Milanit që të provonte deri në fund dhe të merrte tri pikë që i japin një tjetër panoramë të bukur Serisë A.

Kjo javë për Milanin natyrisht që vazhdon dhe portieri shpreson që ajo të mbyllet në mënyrën më të bukur, në pritje të ndeshjes me Sampdorian, por deri në pritje të mesditës së të dielës, 26-vjeçari tregon emocionet e deritanishme.

Majk, sa i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ishte derbi pĂ«r ju? MĂ« i rĂ«ndĂ«sishmi, pasi nĂ« rast se do tĂ« kishte fituar Interi, besoj se shumĂ« gjĂ«ra do tĂ« kishin qenĂ« ndryshme, duke parĂ« se ata kanĂ« edhe njĂ« ndeshje pĂ«r tĂ« rikuperuar, ndonĂ«se nuk Ă«shtĂ« e thĂ«nĂ« se e kanĂ« tĂ« sigurt fitoren. Prandaj, mĂ« e bukur se kaq renditja nuk mund tĂ« ishte.

Besoni se ishit ju lojtari më i mirë ndaj Interit?

Dëgjoni, unë nuk kam ardhur këtu që të merrem me aspektin personal. Skuadra vjen përpara të gjithave. Unë nuk mund të pres çdo top që më vjen në kuadrat, është e pamundur, prandaj pa ndihmën e skuadrës edhe unë nuk mund të bëj ashtu siç duhet detyrën time.

Pra, do ia lejoni Zhirusë rolin e më të mirit në fushë?

Olivie është një person shumë i përulur dhe kjo e bën atë një lojtar të madh. Për cilësitë e tij nuk ka nevojë për shumë fjalë, pasi të gjithë e dinin, por tani po e zbulojnë edhe më shumë sesa i rëndësishëm është ai për Milanin.

Po fitorja kundër Lacios, çfarë shije ju la?

Atë shije që duhet të ndjejë gjithmonë një skuadër si kjo jona, e cila kërkon dhe punon për të fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë. Kundër Lacios luajtëm me mentalitetin dhe intensitetin e duhur. Kupa është një objektiv yni dhe duam që ta fitojmë në fund.

InterMilan_18

Jeni një ndër portierët më të mirë në qarkullim. Na zbuloni ndonjë sekret tuajin?

Asnjë sekret, thjesht jam shumë kërkues ndaj vetes. Për një portier kurimi i detajeve është thelbësor. Unë kërkoj të përmirësohem gjithmonë në punën time. Pasi vetëm kjo gjë mund të më lejojë mua që të kem mundësinë në vazhdim të plotësoj kërkesat dhe dëshirat e mia.

Te Milani mendonin se nuk do e zëvendësonin dot Donarumën, por ju i keni hedhur në erë të gjitha parashikimet. Çfarë mendoni për këtë?

Kur unë nisa bisedimet me Milanin dhe vendosa të pranoj ofertën për të ardhur këtu, nuk është se në kokën time qarkullonte ideja se si t’i bëja tifozët të harronin Donarumën. Unë erdha këtu për të bërë punën time, atë për të cilën Milani më paguan dhe kaq.

PĂ«rgatiti: JETON STAMOLLA  – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *