Menuja/ Kryeministri Rama, darkë me peshk të egër me deputetët










rama darke me peshk menu - 2021-08-28T102421.396

Kryeministri Edi Rama shtroi të premten një darkë me deputetët që sapo mbyllën mandatin dhe me ata që do ta nisin në muajin shtator nga Parlamenti.

Menjëherë pas fjalës së tij, në ambientet e Pallatit të Brigadave, kreu i qeverisë ka dashur të krijojë një klimë familjare mes deputetëve, edhe pas mesazheve se ata që nuk do të jenë me deputetë, do të jenë pjesë e punëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme, por dhe pjesë e ekzekutivit në nivel qendror dhe rajonal.

Në menynë që ishte vendosur në çdo tavolinë, me bazë peshku, nuk mungonin prodhimet e egra të detit.

“Panorama” mundi të sigurojë menynë, ku deputetët mundën të shijonin salmonin e tymosur si antipastë, por dhe karkalecin e egër me salcë “teriyaki”, si pjatë e parë.

Ndërsa pjata kryesore përmbante fileto levreku të egër me krem qiqrash, ananas të thatë dhe humus ulliri.

Në meny nuk mungonte edhe ëmbëlsira, tortë me çokollatë dhe lajthi e karamelizuar.

menuja1 menuja2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *