Mënyra e re për të nxitur marrjen e vaksinës kundër Covid-19

08:50 22/05/2021

Shtëpia e Bardhë ka nisur një bashkëpunim me kompaninë e aplikacioneve të njohura për takime në internet, për të nxitur amerikanët që të vaksinohen.

Tashmë në aplikacionet Tinder, OkCupid dhe Hinge do të ketë reklama për vaksinën Covid-19, si një mënyrë për të nxitur qytetarët që të marrin vaksinën.

Fushatat promovuese në aplikacione do të fillojnë në javët e ardhshme dhe do të zgjasin deri në festën e 4 Korrikut të Ditës së Pavarësisë.

Kjo fushatë është ndërmarrë, pasi Presidenti Joe Biden ka vendosur një qëllim për të vaksinuar 70% të të rriturve amerikanë me të paktën një dozë deri Ditën e Pavarësisë.

Po ashtu Shtëpia e Bardhë ka njoftuar dhe një bashkëpunim tjetër me Uber dhe Lyft, pasi kërkesat për vaksinime janë ulur javët e fundit.

Deri tani Shtetet e Bashkuara kanë injektuar 279.4 milionë doza, ku me një dozë janë vaksinuar 48.2% e qytetarëve. SHBA është një nga vendet që ka avancuar shumë me procesin e vaksinimit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *