Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova luftojnë në lindje të Ukrainës?

[embedded content][embedded content]

15:34 18/02/2022

Lavrov: Kosova dhe pjesë të tjera të rajonit, vatër kriminaliteti

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hedh dyshime se mercenarë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor po rekrutohen nga vende perëndimore për të luftuar në rajonet pro-ruse në lindje të Ukrainës.

“Ka informacione se militantë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina po rekrutohen për t’i shkaktuar provokime Rusisë, përfshirë këtu edhe dërgimin e tyre në rajonin e Donbasit. Po punojmë për verifikimin e këtyre informacioneve”.

Deklaratën, kryediplomati i Moskës e bëri në një intervistë ekskluzive për televizionin Russia Today, ku nuk la pa përmendur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Sipas tij, kjo ndërhyrje nën pretekstin e dhënies fund të spastrimit etnik ka sjellë si pasojë pas disa dekadash, shndërrimin e Kosovës në vatër kriminaliteti.

“Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po shndërrohen në vatra kriminaliteti. Atje ka terroristë e trafikantë droge. Atje po rekrutohen mercenarë po për t’iu bashkuar konflikteve ushtarake të nisura nga SHBA dhe të tjerët”. 

Lufta e Kosovës u krahasua me konfliktin në lindje të Ukrainës edhe nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit të së Hënës në Moskë me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.