Mercenarët e Wagner pranojnë ofertën e Kremlinit, të besuarit e Prigozhin rikthehen në fushëbetejë kundër Ukrainës

Ish mercenarët e grupit Wagner të cilët u transferuan në Bjellorusi pas dështimit të grushtit të shtetit kanë nënshkruar kontrata me ministrinë ruse të mbrojtjes dhe janë pozicionuar në frontin lindor në Ukrainë.

Disa nga këta mercenarë janë ridrejtuar gjithashtu në Afrikë, raportoi Ukrainska Pravda, duke cituar Illia Yevlash, zëdhënës i Grupimit Lindor të forcave ruse.

Yevlash vuri në dukje se niveli i kërcënimit të Wagner ishte zvogëluar që nga vdekja e udhëheqësit të tyre , Yevgeny Prigozhin, në një aksident ajror muajin e kaluar.

“Ish-anëtarët e kompanisë ushtarake Wagner tani janë aktualisht në territorin e Grupit Lindor të Forcave ruse,” tha Yevlash.

Ai shtoi se këta ushtarakë janë bashkuar në njësi të ndryshme, ku disa prej tyre kanë shkuar në Afrikë, ndërsa të tjerët janë dorëhequr nga kontratat me ministrinë ruse të mbrojtjes dhe po marrin pjesë në luftë në kapacitete të ndryshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts