Merkato, kontrata dhe konfirmime, zbardhet mbledhja Inter-”Oaktree”































Dy orë të bollshme për t’u njohur personalisht, dy orë të bollshme që në fund i kënaqën palët e përfshira: “Oaktree” i konfirmoi Simone Inzagit vlerësimin për punën e bërë deri tani dhe besimin në punën e ardhshme në drejtimin e ekipit, me trajnerin që u njoftua edhe për rinovimin pasi nga pronarët e ri iu pohuar dëshira për të vazhduar projektin teknik mbi themelet që drejtuesit e Interit kanë vendosur prej tre sezonesh tashmë.

FMFG

Dje në selinë e zikaltër nuk u diskutua në detaje për merkaton pasi ky aspekt do të trajtohet në ditët në vijim direkt nga Marota, Auzilio, Baçin dhe Inzagi, por fondi që ka marrë klubin e ka bërë të qartë se objektivat s’ndryshojnë.

TË ARDHURA – Interi duhet të ndjekë fitoret për të pasuar më tej dhomën e trofeve, duke mos neglizhuar asnjëherë llogaritë, kostot. Aspekt më vete do të jenë gjithashtu rinovimet e trajnerit, Barelës dhe Lautaros, edhe pse për kapiten situata duket më e ndërlikuar pa harruar që s’do të shpenzohet për përforcime më shumë sesa paratë e fituara nga shitjet. Me pak fjalë, asgjë e re për ata që kanë njohuri të thella për Interin. Në fund të fundit, nëse nga njëra anë është e qartë se “Oaktree” s’do të bëjë asnjë hap pas në zgjidhjen e çështjeve me drejtuesit e vjetër, nga ana tjetër synon një menaxhim afatmesëm sepse mund të shikojë, falë Ligës së re të Kampioneve, Kupës së re të Botës për Klube, menaxhimit të stadiumit dhe momentit të mirë sportiv të ekipit, mundësinë e rritjes së mëtejshme të vlerës së klubit dhe më pas duke e rishitur atë me një çmim që do të konsiderohet i përshtatshëm.

AFATMESËM – Fondet janë spekulative sipas përkufizimit në fjalor dhe nuk mund të ketë kurrë një menaxhim romantik të klubit (dhe për më tepër në 2024, në nivele shumë të larta, sa shembuj mund të jepen në këtë kuptim?), por për të njëjtën arsye do të ishte krim varfërimi i një aseti që synohet të shitet. Prandaj, në mbledhjen e një ditë më parë u vendos rritja e të ardhurave duke ulur kostot e duke qëndruar konkurrues. Një mrekulli e vogël që drejtuesit, stafi teknik dhe ekipi do të duhet ta konfirmojnë në sezonet e ardhshme në të cilat, siç u përmend, në stol do të jetë ende Simone Inzagi. Javën e ardhshme do t’i jepet drita jeshile rinovimit të trajnerit deri në vitin 2027, me një pagë që do të shkojë nga 5.5 në 6.5 milionë euro si dëshmi e punës së shkëlqyer të bërë në tre sezonet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts