Merkato speciale/ Tërbohet Juvja, blen burrë e grua

merkato speciale terbohet juvja blen burre e grua

































Mbërritja e Duglas Luizit te Juventu si duket se do të bëjë të lumtur edhe skuadrën e femrave bardhezi. Jo sepse mesfushori brazilian është një seks simbol, por përkundrazi, ai duket se do të marrë me vete në Torino edhe të fejuarën, e cila është gjithashtu një futbolliste dhe do t’i bashkohet skuadrës torineze të femrave.

0_lehmann-insta-grab-4

Bëhet fjalë për Alisha Lehman, sulmuese 25-vjeçare, e cila gjithashtu luan në radhët e Aston Vilës, së bashku me të fejuarin e saj.

Dhe pa dyshim që për Juven kjo dopio goditje do të jetë diçka shumë e rëndësishme, sidomos edhe në aspektin e ndjekjes në rrjetet sociale, pasi Alisha Lehman është një magnet kur bëhet fjalë në këtë aspekt, pak a shumë siç ishte edhe Kristiano Ronaldo, kur zbarkoi te “Zonja e Vjetër”.

ALISHA-DHE-DAGLLAS

Alisha Lehman – Ideja për të afruar çiftin në Torino, në radhët e Juventusit, ka qenë një ide e menaxherëve të Duglas Luizit dhe drejtuesit bardhezi kanë aprovuar menjëherë këtë ide, pasi Lehman është gjithashtu një futbolliste e cila përveç se do t’i jepte një impakt marketingu skuadrës së femrave të Juventusit, edhe nga ana cilësore do të ishte një përforcim i rëndësishëm.

30984936-alisha-lehmann-Sfe

Kjo, sepse skuadra “rozë” torineze sapo ka humbur shërbimet e Julia Grosos dhe ishte në kërkim të një lojtareje të rëndësishme në sulm dhe pa dyshim që e tillë është edhe futbollistja e Kombëtares zvicerane. Çështja “Duglas Luiz” – Ndërkohë, për sa i përket faktorëve se ku ka mbetur marrëveshja e Luizit me bardhezinjtë, këta të fundit po presin vetëm OK-in e Ueston MeKenit për të kaluar në Londër që të finalizohet çdo gjë.

Tashmë, mesfushori brazilian e ka hedhur firmën në kontratën me Juventusin dhe po pret vetëm zgjidhjen e detajeve ekonomike që MeKeni kërkon të zgjidhë me Aston Vilën për të arritur te zyrtarizimi. Tiago Mota, i cili është një brazilian, ndonëse me shtetësi dhe origjinë italiane, tashmë ka biseduar vetë me futbollistin që së bashku me drejtorin Xhuntoli kanë zgjedhur ta sjellin te “Zonja e Vjetër” për të përforcuar atë repart që në tre sezonet e fundit ka zhgënjyer as shumë, por me Luizin i shtojnë jo pak cilësi të rëndësishme. Dhe Duglas nuk do të jetë i vetmi përforcim në mesfushë…

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts