Merkatoja e “çmendur”/ PSG nuk ndalet, Messi nuk është blerja e fundit, mediat franceze: Vera do të mbyllet me…

Paris Saint-Germain së shpejti do të njoftojë nënshkrimin e Lionel Messit që është edhe kulmi një merkatoje transferimi, por nuk do të ndalet tek kampioni argjentinas.

Sipas “FootMercato”, klubi nga kryeqyteti nuk përjashton goditje të tjera në dritaren e transferimit dhe vazhdon të synojë Eduardo Camavinga, objektivi i Nasser Al-Khelaïfi dhe Leonardo prej një viti tashmë.

Në ditët e fundit të merkatos mund të ketë një ofensivë për mesfushorin e talentuar, të vlerësuar 50 milionë euro nga Rennes.

I Ziu

Kontrata që skadon në 2022 dhe marrëveshja e gjetur tashmë me agjentin e klasës 2002, megjithatë, nuk luajnë në favor të francezëve, të cilët mund të detyrohen të pranojnë një shifër më të ulët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *