“Merkatoja e kuqe nuk ka mbaruar”, Shehi në prag të duelit me Marsaslok: Partizani favorit, por ta tregojmë në fushë

merkatoja e kuqe nuk ka mbaruar shehi ne prag te duelit me marsaslok partizani favorit por ta tregojme ne fushe



































Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli dje në konferencën për mediat para ndeshjes së sotme kundër Marsaslok në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Shei

Trajneri durrsak pranon se skuadra e tij është favorite në letër, por shton se duhet ta tregojë këtë në fushë. Ish-portieri bëhet nostalgjik kur shprehet se stadiumi i Elbasanit është me fat për të, pasi kur luante me Skënderbeun, në këtë impiant shënonte arritje historike.

Sa i keni studiuar maltezët?

I druheni mundësisë së “parkimit të autobusit” nga ana e tyre? Është ndeshja jonë e parë, nisim sezonin e ri me Kupat e Europës dhe kemi përballë ekipin maltez. Ndeshja sigurisht që ka situata dhe fragmente të ndryshme, ku kundërshtari mund të mbrojë thellë ose të presojë lart. Ne përgatitemi për të gjitha situatat e mundshme. Me aq informacion sa kemi, jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin, edhe pse ka lëvizje në organikën e vet. Nuk kemi informacion 100% të saktë, por edhe pa informacion fare nuk jemi.

Sa i kënaqur jeni me gjendjen fizike të skuadrës?

Vijmë pas një faze përgatitore ku zhvilluam tri ndeshje miqësore dhe dihet që në këtë periudhë ngarkesat janë të larta. Jemi të kënaqur me atë çka ka marrë skuadra dhe çfarë ka dhënë në fushë. Jemi të kënaqur që s’kemi pasur dëmtime. Na vjen keq që vetëm para dy ditësh në një situatë shumë të vogël na doli jashtë Taipi. Pjesa tjetër janë të gatshëm.

I druheni faktit që duke shkuar si favoritë skuadra të mos shfaqë përqendrimin e duhur?

Nuk ka ndeshje të lehta. Futbolli tregohet në fushë, jo në letër. Kemi më shumë eksperiencë në Europë dhe vijmë pas një viti të mirë të vjetshëm, ku mbërritëm deri në “play off” të Ligës së Konferencës, por duhet ta vlerësojmë maksimalisht kundërshtarin dhe të mos kemi asnjë dozë euforie, që do të ishte e dëmshme. Nuk kemi asgjë tjetër si këto, përveç respektit dhe vlerësimit për kundërshtarin.

Sa gjatë pritet të mungojë Taipi dhe si është situata me afrimet? Janë në gjendje për ta nisur nga minuta e parë?

Taipi mesa informacion kam pritet të mungojë pak ditë, nuk ka marrë dëmtim që e mban gjatë jashtë fushave. Sa i përket afrimeve, kanë ardhur në periudha të ndryshme. Piloto ka ardhur që në fillim, Zguro në mesin e fazës dhe Zeka vetëm në ditët e fundit. Ka qenë e vështirë, ata do të kenë një program ndryshe. Gjithashtu Bintsuka ka ardhur me vonesë. Kemi pasur këtë problematikën e të stërviturit të gjithë bashkë. Duke qenë se janë pak larg të tjerëve, gjendja e tyre nuk është njësoj si të tjerët. Nëse do të vendosim rreth formacionit dhe atyre që do të jenë në fushë nga fillimi.

A do të tentojë Partizani një rezultat të thellë në këtë ndeshje për të marrë një rezultat që ju dërgon të qetë në Maltë?

Ne do të bëjmë maksimumin dhe do ta vlerësojmë kundërshtarin. Do të japim maksimumin për të arritur objektivin. Kemi vlerësim dhe respekt për kundërshtarin. Përbëhet nga lojtarë të huaj, nuk ka shumë vendës. Ka lojtarë me origjinë nga vende që e kanë traditë futbollin. Ka vlerësim maksimal dhe objektivi është vetëm të kalojmë turin. Fitoret e thella apo jo është gabim që t’i fusim në kokë.

Sa ju ndihmon fakti që si lojtar keni eksperiencë në Europë dhe keni qenë pjesë e arritjeve historike me Skënderbeun?

Kur u bë ndryshimi i stadiumit isha i mërzitur, por edhe i kënaqur. I mërzitur në aspektin kolektiv, sepse luajmë larg qytetit tonë dhe tifozët do të kenë vështirësi të na ndjekin. Por në aspektin personal jam i kënaqur, sepse në këtë stadium kam ndjesi dhe eksperienca shumë të mira.

Është plotësuar skuadra sa i përket afrimeve në merkato?

Merkato nis në qershor dhe mbaron në gusht. Mund të ketë dinamika nga më të ndryshmet. Ne kërkojmë akoma të plotësohemi, por duke pasur lojtarë për të cilët ka interes, nuk i dihet. Nuk dua të flas para kohe, sepse merkatoja mund të ketë dinamike në hyrje, por edhe në dalje.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts