Merkel e Macron kërkojnë dialog me Rusinë

[embedded content]

19:44 19/06/2021

Zhvillohet samiti franko-gjerman, diskutohet edhe pandemia

Nga samiti franko-gjerman, kancelarja Angela Merkel kërkoi që Bashkimi Europian të ruajë dialogun me Rusinë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha mbi çështjet e sigurisë dhe luftërat në Ukrainë dhe Siri.

Rusia përbën një sfidë të madhe për ne, por Rusia është gjithashtu një fqinj kontinental i Bashkimit Europian dhe ne vërejmë se të gjithë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve hibride. Nga ana tjetër ne kemi një interes të qëndrojmë në dialog me Rusinë nëse duam siguri dhe stabilitet në Bashkimin Europian”, tha Merkel.

Ajo mirëpriti gjithashtu frymën e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Rusisë të risjellë në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Presidenti i SHBA Joe Biden.

Për Turqinë, Angela Merkel tha se u takua me Presidentin Erdogan gjatë samitit të NATO-s dhe të dyja palët e dinë që kanë sfida të mëdha përpara.

Temë qendrore e samitit franko-gjerman edhe pandemia e COVID-19. Presidenti Emmanuel Macron, tha se vendet e Bashkimit Europian duhet të koordinojnë më mirë politikat e tyre për rihapjen e kufijve.

Macron tha se vendet e BE duhet të jenë të kujdesshme për të mos lejuar përhapjen e varianteve të reja, duke shtuar se BE po vëzhgon zhvillimet në Britani, ku po dominon varianti Delta.

Kancelarja gjermane, AngelaMerkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron u bënë thirrje të Premten tifozëve që të bëjnë kujdes kur mbushin stadiumet për kampionatin europian, pasi pandemia përbën ende rrezik.

Macron nuk la pas as batutat për fitoren e Francës ndaj Gjermanisë.

Ne shkëmbyem fjalë miqësore pas ndeshjes së fundit, dhe natyrisht, Franca mundi ekipin gjerman në këtë ndeshje të parë, por ata janë një ekip që ne e respektojmë thellësisht dhe kemi humbur mjaft ndeshje në të kaluarën për të qëndruar modest dhe të përqendruar në fillimi i kësaj gare.”

Autoritetet po mbajnë nën kontroll situatën e pandemisë sidomos në qytetet ku po zhvillohen ndeshjet e kampionatit europian.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *