Merkel: Gjermania dëshiron marrëdhënie shumë të mira me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel përsëriti kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian (BE), por shprehu mbështetje për lidhje më të ngushta me Ankaranë duke azhurnuar Bashkimin Doganor BE-Turqi dhe një marrëveshje kyçe për refugjatët.

“Pikëpamja ime politike për këtë është e njohur mirë. Nuk e besoja që Turqia do të bëhej anëtare e BE-së dhe ende nuk e shoh që të bashkohet me BE-në. Por pavarësisht kësaj, unë dua të kem marrëdhënie shumë të mira me Turqinë”, tha Merkel në një konferencë shtypi përpara zgjedhjeve të përgjithshme në shtator në cilat do të zgjidhet pasardhësi i saj.

Liderja konservatore në largim nënvizoi se ajo ka bërë përpjekje të forta në muajt e fundit për të përmirësuar lidhjet midis BE-së dhe Turqisë dhe gjithashtu përmendi se si muajin e kaluar udhëheqësit evropianë arritën marrëveshje për të hapur rrugën për një bashkëpunim më të ngushtë.

Merkel tha se BE-ja dëshiron të modernizojë Bashkimin Doganor 25-vjeçar me Turqinë dhe të rinovojë marrëveshjen e refugjatëve të vitit 2016 që synon ndalimin e migrimit të parregullt dhe sigurimin e mbështetjes për refugjatët sirianë.

“Turqia po bën një punë të shkëlqyeshme për t’u kujdesur për refugjatët sirianë. Ne i dhamë mbështetje Turqisë, por natyrisht, kjo ishte një shumë e vogël”, tha ajo, duke iu referuar zotimeve financiare të BE-së si pjesë e marrëveshjes së refugjatëve të vitit 2016.

“Unë do të doja që kjo marrëveshje me Turqinë të zhvillohej më tej. Kjo do të ishte më e mira për njerëzit e prekur”, shtoi Merkel.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *