Merkel: Integrimi i Ballkanit, në interesin strategjik të BE-së

19:14 05/07/2021

Von der Leyen: Prioritet, përshpejtimi i axhendës së zgjerimit

Kancelarja Angela Merkel tha të hënën se i shikon vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të BE-së për arsye strategjike.

“Është në interesin e BE-së që të çojë procesin përpara”, u tha ajo reporterëve pas konferencës virtuale, duke nënkuptuar për influencën ruse e kineze në rajon, por pa i përmendur me emra ato.

Reuters raporton se Merkel shtoi se bashkëpunimi rajonal i promovuar në vitin 2014 ka shënuar sukses dhe shembull mori heqjen e tarifave roaming. Në konferencë merrnin pjesë krerët e qeverive të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës. Prezente ishte edhe Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Prioriteti ynë kryesor është që të përshpejtojmë axhendën e zgjerimit në rajon dhe të mbështesim partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor në punën e tyre për të çuar përpara reformat që të përparohet drejt rrugës së tyre europiane”, tha Von der Leyen.

Gjatë konferencës Merkel ka përsëritur edhe qëndrimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka deklaruar shumë qartë mbështetjen e tij për futjen e vendeve të Ballkanit në BE. Merkel tha se Gjermania do të dhurojë 3 milionë vaksina antiCovid për Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *