Merkel në Izrael: Gjermania mban përgjegjësi për Holokaustin

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar një takim ne kryeministrin Naftali Bennet, në Izrael.

Në një komunikim me gazetarët Merkel foli për historinë e Holokaustit, duke theksuar se Gjermania ende mban përgjegjësi e saj.

“Historia e Holokaustit është një ngjarje me rëndësi dhe natyrisht ne do të vazhdojmë të mbajmë përgjegjësi, në çdo fazë të historisë, edhe në të ardhmen”, ka thënë Merkel.

Nga ana tjetër, kryeministri i Izraelit, Bennet vlerësoi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjermania mbetet partneri më i madh tregtar i Izraelit në Evropë dhe qeveria gjermane i ka dhënë mbështetje solide Izraelit gjatë luftërave dhe krizave diplomatike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *