Merkel nuk pranon ofertën për punë nga kreu i OKB-së

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka pranuar ofertën për punë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka bërë që ajo të kalonte në krye të një bordi këshillues brenda fushëveprimit të OKB-së.

Agjencia gjermane e lajmeve (DPA) njoftoi se Guterres nëpërmjet një letre i ka ofruar ish-kancelares gjermane Merkel kryesimin e një bordi këshillues të nivelit të lartë që do të formohet nga OKB-ja lidhur me pronat publike globale.

Në një deklaratë nga Zyra e Merkel e cila ka ushtruar detyrën e kancelares për 16 vjet në Gjermani, thuhet se Merkel javën e kaluar ka telefonuar Guterresin dhe duke e falënderuar ka refuzuar këtë ofertë.

Ish-kancelarja 67-vjeçe Merkel, detyrën e saj ia dorëzoi Olaf Scholz më 8 dhjetor 2021.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.