Merkel përfshihet në fushatën për kancelar

merkel perfshihet ne fushaten per kancelar
merkel perfshihet ne fushaten per kancelar

23:20 21/08/2021

Mbështeti publikisht kryetarin e CDU Armin Laschet

Në një tubim në Berlin të fushatës se kristiandemokratëve u shfaq kancelarja Merkel, ndërsa të gjitha sondazhet e japin në disavantazh partinë e saj CDU dhe liderin e ri Armin Laschet në sfidën konservatore për të pasuar potencialisht Merkelin kur ajo të largohet nga skena politike. Merkel tha se Laschet ka qëndrimin e duhur për t’i shërbyer Gjermanisë. Laschet po kalon një kohë të vështirë me vlerësimet e sondazheve.

Sipas të anketuarve, CDU ka një epërsi të vogël ndaj partnerëve të koalicionit Partia Social Demokratike.

Një koalicion mes Unionit Kristian Demokrat (CDU) të kancelares në largim, Angela Merkel dhe Të Gjelbërve është parë si koalicioni më i mundshëm pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, por duket se këto dy parti nuk do të mund që të krijojnë në koalicion një shumicë qeverisëse.

Pavarësisht disa vizitave në zonat e dëmtuara, pas ardhësi i Merkel, Armin Laschet po has vështirësi në krijimin e një imazhi të një menaxheri kompetent për zgjidhjen e krizave. I vetmi kandidat që ka njohur rritje pas përmbytjes është Olaf Scholz i Social Demokratëve, ministri i Financave në koalicionin aktual të Merkel.

Hera e fundit që në Gjermani u tentua që formohej një koalicion me tre parti ishte viti 2017, por që u rrëzua vetëm pas dy muajsh negociata.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts