Merkel reagon sërish mbi situatën në Afganistan, bën fajtor ‘Perëndimin’: Ndërhyrja nuk ishte e mjaftueshme, të nxjerrim mësime

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka reaguar sërish mbi situatën në Afganistan pasi  u shpreh se shteti gjerman do të ndihmojë 10 mijë afganë.

Merkel ka bërë fajtor Perëndimin duke u shprehur se ndërhyrja nuk ka qenë frytdhënëse.

Ndërhyrja perëndimore në Afganistan, ku talebanët kanë rimarrë pushtetin, nuk ka qenë aq “frytdhënëse” dhe e mjaftueshme sesa shpresohej, pavarësisht goditjeve që nga viti 2001 kundër organizatës Al-Kaeda” tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Tashmë dihet se Al-Kaeda nuk mund të kryejë më sulme kundër SHBA-së nga Afganistani, siç bënë më 11 shtator 2001, por gjithçka që pasoi nuk ka qenë aq e suksesshme dhe nuk është kryer siç e kishim planifikuar. Duhen nxjerrë mësime nga ky operacion, që zgjati dy dekada. Gjithashtu, ne duhet të vendosim synime më modeste, mendoj, në këtë lloj misioni”- shtoi ajo.

Liderja gjermane pranoi se nuk priste që ofensiva e talebanëve të ishte kaq shpejt e suksesshme: “Ne e gjykuam gabim përparimin e trupave talebane”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *