Merkel takohet me Kryeministin izraelit

21:54 10/10/2021

Bisedoi me Bennett për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me Kryeministrin izraelit Naftali Bennett në vizitën e fundit zyrtare në vendin hebre.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Merkel tha se negociatat për kthimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin kanë hyrë në “javë shumë vendimtare”.

Ajo theksoi se çdo ditë që kalon pa marrëveshje, Irani vazhdon të pasurohet me uranium. Ndërsa bëri thirrje për përfshirje më të madhe të fuqive botërore në shtyrjen e Iranit në tryezën e bisedimeve në Vjenë.

Ajo tha se Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi Jinping kanë përgjegjësinë e tyre për të ndihmuar në këtë proces. Ndërsa nga ky takim Kryeministri Bennett ka nënvizuar rrezikun që programi bërthamor i Iranit paraqet në botë.

Ai u zotua se Izraeli do të bëjë atë që duhet për të ndaluar Teheranin të arrijë aftësinë për armë bërthamore. Vizita e Merkelit në Izrael ishte planifikuar për në fund të Gushtit, por u shty për shkak të zhvillimeve në Afganistan.

67-vjeçarja do të largohet sapo të përfundojnë bisedimet e koalicionit në Gjermani dhe të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të Shtatorit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *