Merkel thirrje për të vazhduar me respektimin e masave: Pandemia ende s’ka mbaruar

Kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi qytetarëve që të vazhdojnë të veprojnë me kujdes pavarësisht mposhtjes së valës së tretë të koronavirusit (COVID-19).

Në fjalën e saj në Bundestag, Merkel vuri në dukje se rastet me COVID-19 janë ulur dhe numri i të vaksinuarve është rritur, duke shtuar se kjo situatë ka lejuar që masat të lehtësohen.

Ajo theksoi se duhet treguar maturi gjatë heqjes së masave dhe tha se rregullat si mbajtja e masave, distanca dhe higjiena do të mbesin në fuqi.

“Unë dua që ju t’i ndiqni këto masa”, deklaroi kancelarja gjermane.

Duke potencuar se pandemia është ende duke vazhduar, Merkel tha:

“Edhe pse vala e tretë është mposhtur në mënyrë efektive, pandemia nuk ka mbaruar ende. Ne ende po lëvizim në një shtresë të hollë akulli”.

Sipas saj, mutacionet e koronavirusit paraqesin rrezik dhe ky rrezik mund të shihet në vende si Rusia dhe Portugalia, ku përhapet varianti Delta i COVID-19.

“Ky është një paralajmërim dhe detyrë për ne”, tha Merkel, duke përmendur një rritje të rasteve me variantin Delta edhe në Gjermani.

Kancelarja Merkel përsëriti se oferta të vaksinimit do të bëhen për të gjithë qytetarët në vend përpara fundit të verës dhe deklaroi se sistemi shëndetësor deri më tani është parandaluar të arrijë limitin në luftën kundër pandemisë.

“Nëse qëndrojmë të kujdesshëm pas valës së tretë, pandemia e koronës do të humbasë tmerrin e saj”, theksoi Merkel.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *